U zhvilluan dy ndeshjet e kthimit të ‘Europa Cup’ për Vllazninë dhe Partizanin në futbollin e vajzave. Kolos Kovalivka –Vllaznia (e para 2-0 për vajzat shkodrane) përfundoi po 0-2 për ekipin shkodran të Nikolin Lekës.
Shënuan Doçi 63′ dhe Deda në të 88′. Ky takim u shoqërua me vajzat ukrainase pritëse në Shkodër (shkak lufta në Ukrainë).
Ndërkohë Partizani ndërsa u mund thellë në të vajtjes nga skuadra serbe Spartak Subotica në “Niko Dovana” 0-5, humbi sërish 3-0 në të kthimit.
Këto rezultate, me vajtje ardhje i dhanë kualifikimin Vllaznisë ndërsa Partizani në këtë debutim në Europë largohet pa gjurmë nga kompeticioni. /Sportiim.al/
Vazhdo leximin
