E prapambetur/ Blutë e Teutës mundin blutë e Dinamos

Ndeshja e prapambetur e javës së parë Teuta- Dinamo Siti luajtur sot në “Niko Dovana”, u vendos nga një gol i vetëm i shënuar në minutën e 23-të nga kapiteni Blerim Kotobelli për durrsakët.

Dueli nisi me epërsinë e Dinamos. Kjo sa i përket kontrollit të topit pasi me kalimin e minutave Teuta nis të vizitojë më shpesh përpara teksa pas zhvillimëve të një këndorje nga krahu i majtë, topi i kthyer përfundon te mbrojtësi Kotobelli i cili me një prekje e kalon prapa shpinës së portierit Teqja.

Në fakt gjërat për skuadrën e Dobit nisën më herët pasi Vidal në të 16′ u dëbua menjëherë me të kuq nga arbitri Enea Jorgji pas një ndërhyrje të rëndë ndaj mesfushorit Qefailja. Raportet në fushë u barazuan në start të së dytës kur edhe Nani për Dinamon u ndëshkua me të kuq.

Dinamo ishte mjaft kërkuese në fund dhe Voltai gati sa nuk i dhuroi barazimin në tentativë për të larguar një top. Ai shkoi në traversë.

Vazhdo leximin