Manchester United nuk bind në fushë, befason jashtë sa me mbi 700 milionë euro

Manchester United nuk bind në fushë, befason jashtë sa me mbi 700 milionë euro

Manchester United ka zbuluar të ardhurat e raportuara për sezonin e kaluar dhe bëhet fjalë për një shifër rekord. Djajtë e Kuq nuk ishin në Champions League në sezonin 2024/25 dhe përfunduan në vendin e 15-të në Premier League, pozicioni më i keq në 51 vjet. Tani, klubi ka publikuar raportet e tyre financiare të cilat kanë habitur shumë për shkak të sasisë së parave të përftuara. Së pari, United pa një rritje të lehtë të të ardhurave me 0.7 për qind në 666.5 milionë £ (rreth 766 milionë euro), me llogaritë për vitin që përfundon më 30 qershor 2025 që tregojnë se humbja e tyre operative ra nga 69.3 milionë £ në 18.4 milionë £ krahasuar me 12 muajt e mëparshëm. Më pas, humbjet...