“Me këtë karakter, Juventusi mund të shkojë larg. Yildiz më kujton gjithnjë e më shumë Del Pieron”

“Me këtë karakter, Juventusi mund të shkojë larg. Yildiz më kujton gjithnjë e më shumë Del Pieron”

17 Shtator 2025 14:32 Alfred Lleshi Mohamed Sissoko, ish-mesfushori i Juventusit, u shpreh i entuziazmuar për barazimin 4-4 ndaj Borussia Dortmundit: “Djemtë ishin fantastikë! Duhet të flasim për guximin e tyre për të rikuperuar një ndeshje që dukej e humbur. Edhe ndaj Interit, reagimi ishte i njëjtë, nuk është rastësi. Tani ka shumë besim, duhet të vazhdojmë kështu. Me këtë karakter, gjithçka është e mundur, mund të shkojmë larg me këtë shpirt. Besoj shumë te ky grup”. Për Vlahovic: “Nuk dua të hyj në meritat e zgjedhjeve, Tudor zgjedh gjithmonë më të mirët sipas asaj që sheh. Reparti sulmues është në nivel të lartë, vetëm duhet pak kohë për adaptim. Më pëlqen puna që po bën mbi mentalitetin e djemve. Po tregon se është trajneri...