Barcelona nuk e harron kurrë Messin, feston 25-vjetorin e transferimit të yllit argjentinas

Barcelona nuk e harron kurrë Messin, feston 25-vjetorin e transferimit të yllit argjentinas

Edhe pse kanë kaluar vite, Barcelona nuk e harron Leo Messin. Klubi katalanas kujton sot 25-vjetorin e mbërritjes së tij, në moshën 13-vjeçare, për provë te Barça, ku la mbresa të mëdha. Fillimisht ishte Carles Rexach, ai që vendosi ta transferonte. Ky moment shënoi fillimin e një marrëdhënieje me suksese të padiskutueshme. Messi e veshi fanellën blaugrana në periudhën 2000-2021. Plot 21 vite historike për të dhe klubin katalanas. Me Barcelonën, argjentinasi fitoi 4 Champions League, 19 La Liga, 7 Kupa të Mbretit, 3 Superkupa Europe, 3 Botërorë Klubesh, 6 “Këpucë të Arta” dhe 7 “Topa të Artë” (të tetin e fitoi si lojtar i Inter Miami, më 2023), ndërsa është edhe golashënuesi më i madh i historisë blaugrana, lojtari i huaj me më shumë...