FOTO/ “Gafa dhe magji, një Juve e çmendur”, sfida me Dortmund “pushton” faqet e para

FOTO/ “Gafa dhe magji, një Juve e çmendur”, sfida me Dortmund “pushton” faqet e para

Një Juve e çmendur, një ndeshje e “thriller” përballë Dortmund, 8 gola të shënuar në një pjesë loje, me dy ekipet që ndanë nga një pikë pas barazimit 4-4. Jo vetëm gola, por dhe gafa pafund në këtë sfidë të parë të Champions League. “Zonja e Vjetër” vijon rrugëtimin thuajse perfekt në këtë fillim sezoni, por Dortmund, ashtu si edhe Inter, nxori edhe një herë në pah problemet e theksuara në prapavijë. Pas një pjesë të parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, Adeyemi e nisi me gol fraksionin e dytë. Tudor hodhi menjëherë në fushë edhe Dusan Vlahovic, por për të rikthyer baraspeshën në “Stadium” mendoi Kenan Yildiz, me fantazistin turk që realizoi një kryevepër të vërtetë, një gol “alla” Del Piero. Festa nuk...