Bremer ngre zërin si kapiten: 7 gola në dy ndeshje, nuk mund të pësojmë kaq shumë

Bremer ngre zërin si kapiten: 7 gola në dy ndeshje, nuk mund të pësojmë kaq shumë

17 Shtator 2025 7:38 Alfred Lleshi Juventusi shpëtoi nga humbja (ishte në disavantazhin 2-4 ndaj BVB, barazoi 4-4) duke shënuar dy gola në fund, por Gleison Bremer kritikoi mbrojtjen: “Duhet ta ruajmë këtë mentalitet të minutave të fundit, por nuk mund të pësojmë kaq shumë gola. Në dy ndeshje kemi pësuar 7 gola kjo gjë duhet përmirësuar”. Mbrojtësi brazilian shtoi: “Në pjesën e dytë na mungoi ekuilibri. Duhet të kishim më shumë stabilitet, sepse duke pësuar gola rrezikojmë humbjen. Sot na shkoi mirë që barazuam në fund”. Për Vlahovic ishte i qartë: “E dimë se është një nga lojtarët që po na ndihmon shumë. Po bën mirë, i meriton komplimentet”.