Xabi Alonso “driblon” Vinicius në stol: Kartoni i kuq ishte i evitueshëm, do të flasim për këtë

Xabi Alonso “driblon” Vinicius në stol: Kartoni i kuq ishte i evitueshëm, do të flasim për këtë

17 Shtator 2025 7:49 Alfred Lleshi I lumtur për fitoren, por realist për vështirësitë, Xabi Alonso analizoi debutimin e Real Madridit në Champions: “30 minutat e para ishin fantastike, me ritëm dhe presion, por pësuam gol. Më pas ndeshja u barazua. Në pjesën e dytë shtymë mirë derisa u komplikua me të kuqin e Carvajal. Treguam shpirtin e Champions-it në ‘Bernabeu’, goli i dytë na lejoi të mbronim me 10 lojtarë. Ishte fitore shumë e rëndësishme”. Për gjendjen fizike: “Në pjesën e parë kishim intensitet, por më vonë ritmi ra. Me të kuqin ishte tjetër ndeshje”. Për polemikat: “Kartoni i kuq ishte i evitueshëm, është për të ardhur keq, do të flasim. Të tjerat i gjykoi arbitri”. Për Mbappé: “Dy gola, ndikim i jashtëzakonshëm, është në moment...