Komandanti i KFOR: Siguria e qëndrueshme në Kosovë arrihet përmes politikës, jo ushtrisë

Komandanti i KFOR: Siguria e qëndrueshme në Kosovë arrihet përmes politikës, jo ushtrisë

Komandanti i KFOR-it, gjeneral-major, Enrico Barduani, ka njoftuar se ka informuar Këshillin e Atlantikut të Veriut për kontributin e KFOR-it në Bruksel për sigurinë e qëndrueshme në gjithë Kosovën dhe për stabilitetin rajonal. Barduani ka thënë se ky ishte raportimi i fundit i tij para Këshillit, pasi që i përfundon mandati. “Situata në Kosovë është e qëndrueshme, por mbetet e ekspozuar ndaj rrezikut të përshkallëzimit të papritur për shkak të një sërë çështjesh të pazgjidhura. Ende ka shumë variabla në skenën politike, përfshirë ngërçin politik aktual në Prishtinë”, ka thënë Barduani në videon e publikuar në rrjetin social ‘Facebook’. Sipas tij, për të ecur përpara është e rëndësishme që Kosova dhe Serbia t’i zbatojnë marrëveshjet ekzistuese. “Të dyja palët duhet të tregojnë fleksibilitet dhe të...