Stoli i jep fitoren Arsenalit ndaj Athletic Bilbao-s, PSV turpërohet në shtëpi nga kampionët e Belgjikës (video)

Stoli i jep fitoren Arsenalit ndaj Athletic Bilbao-s, PSV turpërohet në shtëpi nga kampionët e Belgjikës (video)

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të ditës së sotme për në Champions League. Në “San Mames”, Arsenal fitoi 0-2 ndaj Athletic Bilbao. Për vendasit mungonte ylli i tyre kryesor, Nico Williams, i dëmtuar. Londinezët e filluan takimin me “artilerinë e rëndë”, por blerjet e bujshme të verës si Gyokeres dhe Eze nuk ishin në ditën e tyre më të mirë. Goli i Arsenalit do të vinte nga stoli. Gabriel Martinelli i sapo futur në fushë zhbllokoi shifrat në minutën e 72-të, pas asistit që mori nga Leandro Trossard, edhe ky i futur si zëvendësues në pjesën e dytë. Pas një topi të humbur nga vendasit, nis aksioni i shpejtë i londinezëve. Trossard pason në mënyrë akrobatike për Martinelli-n, braziliani bën vetë gjithçka bukur. Kalon...