“Efekti domino”! Konate te Real Madrid, Liverpool gjen zëvendësuesin e francezit te Barcelona

“Efekti domino”! Konate te Real Madrid, Liverpool gjen zëvendësuesin e francezit te Barcelona

16 Shtator 2025 17:38 Telesport Ibrahima Konate ka refuzuar ofertën e Liverpool për rinovimin e kontratës e cila mbaron në qershor të vitit 2026. Francezi do të largohet si lojtar i lirë nga “Anfield” në verën e ardhshme. E ardhmja e qendërmbrojtësit francez do të jetë te Real Madrid. Palët kanë rënë dakord që më herët për kushtet personale dhe në verën e ardhshme Konate do jetë lojtar i “Los Blancos”. Në këtë situatë, drejtuesit e Liverpool kanë filluar që tani të bëjnë lëvizjet e para për të siguruar një zëvendësues të denjë për Konate. Mediat angleze raportojnë se objektivi i Liverpool është një dëshirë e vjetër e tyre, Ronald Araujo. Kampioni në fuqi i Premier League e sheh urugianin si zëvendësuesin perfekt të Konate....