“1 milion shqiptarë janë larguar brenda 16 viteve”- Eurostat: Pas pandemisë, numri i lejeve të qëndrimit në BE u rrit me 230 mijë

“1 milion shqiptarë janë larguar brenda 16 viteve”- Eurostat: Pas pandemisë, numri i lejeve të qëndrimit në BE u rrit me 230 mijë

Për më shumë se një dekadë e gjysmë nga Shqipëria janë larguar rreth 1 milionë banorë. Sipas të dhënave të Eurostat, në vitin 2008 ishin regjistruar mbi 97 mijë leje qëndrimi për herë të parë, ndërsa deri në vitin 2014 numri i lejeve arriti rreth 390 mijë. Ritmi i rritjes u përshpejtua përgjatë vitit 2018 duke kaluar 600 mijë leje qëndrimi, ndërsa në vitin 2021 kishte shkuar në mbi 765 mijë. Ky trend mori një hov të fuqishëm pas pandemisë, ku numri i lejeve të qëndrimit të dhëna për shqiptarët në BE u shtua me mbi 230 mijë, duke e çuar totalin kumulativ në rreth 1 milion në fund të vitit 2024. Përveç punësimit dhe përmirësimit të gjendjes ekonomike, një numër i madh të rinjsh...