Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
E zbulojnë në Francë, Dembele fiton “Topin e Artë”
Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet të hënën, më 22 shtator në Théâtre du Châtelet në Paris. Ousmane Dembele do të fitojë Topin e Artë të vitit 2025. Sipas një parashikimi nga firma franceze e të dhënave dhe inteligjencës artificiale AVISIA, lojtari i Paris Saint-Germain ka 72% shanse për të fituar trofeun. Ai pasohet nga Lamine Jamal (56%) dhe Vitinja (40%). Modeli merr në konsideratë një kombinim të performancës individuale dhe ekipore, famës së lojtarëve dhe peshës historike të votave në sistemin e çmimeve. Parametrat e vlerësuar përfshijnë fitoret në ligat kryesore, triumfet në garat ndërkombëtare, statistikat personale, çmimet dhe ekspozimin në media. Një element veçanërisht inovativ është “ndikimi gazetaresk”, i cili analizon preferencat e votuesve bazuar në kombësi, klub ose stil loje....