Kontrollohej nga ‘Ndrangheta, klubi italian kalon nën administrim gjyqësor

Kontrollohej nga ‘Ndrangheta, klubi italian kalon nën administrim gjyqësor

Skuadra italiane e futbollit Crotone, që garon aktualisht në Serinë C, është vendosur nën administrim gjyqësor për një periudhë njëvjeçare, pas hetimeve të autoriteteve që gjetën “prova të mjaftueshme” për një ndikim të gjerë të mafias në veprimtarinë e klubit. Lajmi u bë i ditur të martën nga Prokuroria e Katanzaros. Crotone, me seli në rajonin jugor të Kalabrisë, vendlindja e organizatës së fuqishme kriminale ’Ndrangheta, renditet aktualisht në vendin e shtatë të grupit C në Serinë C, me pesë pikë nga katër ndeshje. Klubi ka luajtur në Serinë A për dy sezone radhazi rreth dhjetë vite më parë dhe përsëri në sezonin 2020-21. Vendimi i gjykatës parashikon që klubi të vazhdojë aktivitetin sportiv, por nën mbikëqyrjen e administratorëve të caktuar nga gjykata. Autoritetet theksuan...