Historike! Për herë të parë RAI flet shqip, gazetarja në Itali: “Një revolucion”!

Historike! Për herë të parë RAI flet shqip, gazetarja në Itali: “Një revolucion”!

Për herë të parë, Radiotelevizioni Italian RAI do të nisë më 21 shtator transmetime në gjuhën arbëreshe. RAI Calabria do të prodhojë reportazhe dhe emisione radiotelevizive që synojnë të ruajnë identitetin e komunitetit arbëresh në Itali. Në një intervistë për Andri Xhahun në emisionin “Në radio”, gazetarja Alba Kepi në Romë shprehet se kjo është fitorja e një beteje institucionale të nisur në vitin 2022. “Gjithçka u arrit pas shumë takimeve mes RAI Calabria-s dhe përfaqësues të arbëreshëve me institucionet italiane, më pas e përfunduar me diskutimet në senat për rëndësinë që kanë këto programe televizive dhe radiofonike në mbrojtje të identitetit dhe kulturës arbëreshe. Pastaj erdhi maji i vitit 2024 ku u bë publik buxheti i radiotelevizionit publik italian ku u pa qartë se...