Ish-zyrtari amerikan mbron UÇK/ Rubin në Hagë: OKB nuk e raportoi mirë situatën në Kosovë

Ish-zyrtari amerikan mbron UÇK/ Rubin në Hagë: OKB nuk e raportoi mirë situatën në Kosovë

Ish zyrtari i lartë Amerikan, James Rubin, po dëshmon në ditën e dytë në mbrojtje të ish presidentit Hashim Thaçi.  Në Gjykatën Speciale ai konfirmoi se Shtetet e Bashkuara nuk kanë arritur asnjëherë që të vërtetojnë pretendimet se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka kryer veprimtari kriminale dhe vrasje.  Rubin sqaroi se SHBA-të e konsideruan UÇK-në një organizatë terroriste, por saktësoi se qasja kishte ndryshuar pas kuptimit më të mirë të situatës.  Gjithashtu kritikoi raportet e Kombeve të Bashkuara përgjatë luftës në Kosovë duke theksuar se realiteti nuk ishte pasqyruar mirë. Rubin u shpreh kundër praktikave të Gjykatës Speciale dhe të Prokurorisë pasi pa arsye po mbajnë ish komandantët e UÇK-së në paraburgim prej 5 vitesh.