Conte-Guardiola, përplasje midis “kumbarëve” të Mazzone. Djali i tij: Ja cilin do të kishte mbështetur babai

Conte-Guardiola, përplasje midis “kumbarëve” të Mazzone. Djali i tij: Ja cilin do të kishte mbështetur babai

16 Shtator 2025 11:46 Alfred Lleshi Ndeshja e madhe e Champions League mes Manchester City dhe Napolit do të vërë përballë dy trajnerë të lidhur me të njëjtin mentor; Carlo Mazzone. Djali i tij, Massimo, tha se po të ishte gjallë, babai do të mbështeste Napolin: “Kur kishte derbi mes ekipeve të tij të mëparshme, ose lojtarëve të tij, donte që të fitonin të dy. Ai ishte shumë i lidhur me Conte dhe Guardiola, por duke qenë një ekip që e kishte drejtuar më parë, do të bënte tifo për Napolin”. Massimo shtoi se Napoli ishte një nga qytetet e preferuara të babait: “Ai kishte pendesë që nuk e kishte drejtuar plotësisht Napolin, iku pas 4 ndeshjeve, por gjithmonë mbeti në zemrën e tij. Edhe...