Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
VIDEO/ Rei Manaj tund dy herë rrjetën gol spektakolar në Champions-in e Azisë
Rei Manaj ka qenë vendimtar mbrëmjen e sotme për Al Sharjah-un. Skuadra nga Emiratet e Bashkuara Arabe ka mposhtur me shifrat 4-3 Al Gharafa-n. Meritë të madhe në arritjen e kësaj fitore ka edhe sulmuesi shqiptar. Lojtari i Kombëtares kuqezi humbi një 11 metërsh në minutën e 60, por sapo topi i grushtuar nga portieri u kthye sërish në këmbët e tij nuk gaboi ta dërgonte në rrjetë. Ndërkohë kur kronometri po numëronte minutën e fundit të kohës së rregullt, Manaj u shfaq sërish n2 rolin e protagonistit. Ai shënoi një gol spektakolar nga goditja e dënimit, duke kthyer barashpeshën në shifrat 3-3, për t’i hapur më pas udhë fitores 4-3 të Al Sharjah-ut./Sport Ekspres/