Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Jo më vetëm burrë dhe grua, çfarë përmban projektligji i ri për Barazinë Gjinore
Tradicionalisht në Shqipëri, përcaktimi gjinor ligjor ka qenë i kufizuar në dy kategori: burrë dhe grua. Por një ndryshim thelbësor po propozohet përmes projektligjit të ri “Për Barazinë Gjinore”, i cili aktualisht ndodhet në Kuvend. Drafti final përmban një qasje gjithëpërfshirëse, që hap rrugën për njohjen ligjore të identiteteve gjinore, përtej konceptit klasik. Si ndryshoi përkufizimi Fillimisht, kur projektligji u hodh për konsultim publik në mars 2025, përkufizimi ishte i qartë dhe i ngushtë: Gra dhe burra në kuptim të këtij ligji nënkupton edhe vajza dhe djem. Por gjatë procesit të konsultimeve, Aleanca LGBTI kërkoi që ligji të mos kufizohej vetëm në dy kategori gjinore, por të përfshinte identitete të tjera, siç ndodh në shumë vende perëndimore që kanë njohur realitete gjinore më të larmishme....