Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Real Madrid dhe Barcelona futen në garë për yllin e ri belg që mbulon 3 pozicione
15 Shtator 2025 19:50 Telesport Talenti i ri belg, Jorthy Mokio, është një nga emrat e rinj që po ndiqet nga shumë klube të mëdha. “Caught Offside” raporton se përveç Man. United, Chelsea-s, Arsenalit dhe Man. City-t, në garë për yllin e ri belg janë futur edhe dy klubet gjigante të Spanjës, Barcelona dhe Real Madrid. Edhe pse 17 vetëm, Mokio ka luajtur mbi 20 ndeshje deri tani me ekipin e parë të Ajax-it, perfomanca e tij në këto ndeshje ka mjaftuar për të rritur akoma dhe më shumë interesin e klubeve të mëdha. Duke pasur një fizik të fuqishëm dhe aftësi teknike mbresëlënëse, Mokio shquhet edhe për shkathtësinë në fushë, një cilësi që i lejon të luajë pa vështirësi si mesfushor qendror, qendërmbrojtës, apo...