Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
ZYRTARE/ Nuk do të jetë stadiumi i Beogradit, ja ku do të luhet ndeshja Serbi-Shqipëri
Serbi-Shqipëri nuk do të luhet në stadiumin e Beogradit, lajmi tashmë është zyrtar. UEFA ka pranuar kërkesën e palës serbe që ndeshja e 11 tetorit të mos zhvillohet në stadiumin e Beogradit. Është vendosur që sfisda mes Serbisë dhe Shqipërisë e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026 do të luhet në “Gradski stadion Dubočica” në Leskovac, në orën 20:45. Stadiumi i ri ka një kapacitet të kufizuar, pasi në total, “Gradski stadion Dubočica” ofron 8136 ulëse. Në fakt ishte një vendim që pritej, pas trazirave të shkaktuara nga tifozët serbë në Beograd ndaj Anglisë.