Derbi i Manchesterit mbaron në fushë, por nis në merkato. Objektivi? Ylli i Interit

Derbi i Manchesterit mbaron në fushë, por nis në merkato. Objektivi? Ylli i Interit

15 Shtator 2025 18:47 Telesport “Football Insider” raporton se e ardhmja e Denzel Dumfries do të jetë në Premier League. Kontrata e holandezit me Interin skadon në vitin 2028 dhe deri tani nuk ka shenja për një rinovim mes palëve. Për mbrojtësin e djathtë holandez ka interes të madh nga disa ekipe të Premier League, por në krye të listës janë dy ekipet e Manchesterit. Të dy ekipet në fjalë kanë probleme në krahun e djathtë dhe Dumfries duket profili i duhur për të mbuluar këtë pozicion. 29-vjeçari u përfol për një largim të mundshëm nga Interi gjatë merkatos së fundit, ku u përmend shumë Barcelona. Por, katalanasit nuk janë në gjendje të mirë financiare për të paguar shifrën e kërkuar nga Inter. Klubi zikaltër...