Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
I doli foto duke shërbyer me fanellën e Man. United, Man. City e përjashton direkt nga puna
15 Shtator 2025 16:36 Telesport Manchester City fitoi 3-0 në “Etihad Stadium” derbin ndaj Manchester United, por për një nga punonjësit në barin e klubit nuk ishte aspak një ditë e mirë, ajo e djeshmja. Një nga punonjësit në barin që ndodhet në stadiumin e Man. City, kishte veshur ditën e djeshme fanellën e Man. United. Foto e tij duke shërbyer me fanellën e rivalit historik u shpërnda me shpejtësi në rrjetin social “X” dhe shkaktoi një reagim të madh nga tifozët e Man. City, të cilët kërkuan direkt largimin e tij nga puna. Reagimi i Man. City nuk vonoi dhe përmes një postimi në rrjetet sociale bëri të ditur pushimin nga puna të punonjësit që mbante veshur fanellën e Man. United gjatë ditës së...