Burimi:
Sarandanews.com

Foto © Sarandanews.com
Rama: Shkolla “5 Dëshmorët” në Ksamil, me standarde bashkëkohore
Nxënësit dhe mësuesit e shkollës 9-vjeçare “5 Dëshmorët” në Ksamil e nisën këtë vit të ri shkollor në ambiente të reja, të rikonstruktuara dhe fusha sportive moderne. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga kjo shkollë 9-vjeçare, që tashmë ofron kushte dhe standarde bashkëkohore. Rama u shpreh se shkolla “5 Dëshmorët” në Ksamil në këtë vit të ri shkollor ka rilindur me kushte dhe standarde bashkëkohore për të gjithë nxënësit dhe mësuesit e saj, falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe bashkisë Sarandë. Investimet në infrastrukturën arsimore mbeten prioritet i qeverisë për të garantuar kushte më të mira për nxënësit dhe mësuesit. Në të gjithë vendin, janë hapur këtë vit 30 shkolla të reja ose të rehabilituara, ndërsa 40 të...