“Abissnet Superiore”, ky është formacioni & trajneri më i spikatur i javës së 3-të

“Abissnet Superiore”, ky është formacioni & trajneri më i spikatur i javës së 3-të

Pas përfundimit të javës së 3-të të “Abissnet Superiore”, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur 11-shen më të spikatur të javës, sipas skemës 4-2-3-1. Portieri i javës është përzgjedhur Angelo Tafas i Tiranës. Në katërshen e mbrojtjes rreshtohen Lorenc Trashi i ekipit të Flamurtarit, Elmando Gjini i Vllaznisë, Eljon Sota i Egnatias dhe Albi Doka i skuadrës së Teutës. Para vijës së mbrojtjes rreshtohen Sherif Kallaku i Vllaznisë dhe Xhuljo Tabaku i Vorës. Sakaq, në mëbshtetje të vijës ofensive janë dy futbollistët e Elbasanit, Fatjon Bunjaku dhe Ibrahima Diallo si edhe mesfushori i Egnatias, Flamur Ruçi. Në majën e sulmit spiakti sulmuesi i Vllaznisë, Bekim Balaj. Si trajner i javës është përzgjedhur tekniku shkodran, Edi Martini. Vllaznia e drejtuar nga Martini fitoi 4-1 ndaj Partizanit në...