Laçi pritës në Peshkopi

Ndeshja Laçi- Korabi për javën e katërt në Kategori të Parë do të zhvillohet në stadiumin e Peshkopisë. Ky është vendimi i marrë unanim mes klubeve dhe miratimin e Departamentit të Garave në FSHF.

Kjo përballje me dy skuadrave është parashikuar të zhvillohet ditën e premte me orar startues orën 16:00.Po këtë ditë edhe duelet Burreli- Besa dhe supersfida Pogradeci- Skënderbeu.

Ndërkaq të shtunën tre takiet e tjera po në orën 16:00. Apolonia- Kastrioti, Iliria-Kukësi dhe Lushnja- AF Luftëtari.

Vazhdo leximin