Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Shuplaka amerikane”, pezullimi i dialogut strategjik me SHBA-të godet ekonominë e Kosovës
Pas vendimit të SHBA-ve për ta pezulluar procesin e Dialogut Strategjik, Oda Ekonomike dhe shoqëria civile kanë paralajmëruar pasoja të drejtpërdrejta për ekonominë e Kosovës dhe për partneritetin me aleatin kryesor të vendit. Vendimi i fundit i SHBA-ve për pezullimin e Dialogut Strategjik të planifikuar me Kosovën po cilësohet si “shuplaka më e rëndë” që ka marrë vendi deri më tani. Përveç goditjes politike, vlerësohet se pasojat do të ndihen fuqishëm edhe në ekonomi. Reagimi i Odës Ekonomike dhe Dhomës së Tregtisë Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës (DhTIK) dhe Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) kanë shprehur shqetësim të thellë, duke theksuar se marrëdhëniet me SHBA-të janë jetike për të ardhmen demokratike, ekonomike dhe euroatlantike të vendit. DhTIK kujtoi se ka qenë e para...