15 Shtator 2025
11:51
Telesport
Lewis Hamilton ka fituar garën sprint në Kinë këtë sezon, por ende nuk është ngjitur në podium në një garë “normale” këtë vit. Paraqitje positive që ai bëri në garën e fundit në Monza duket se ka rikthyer shpresat të britaniku.
I këtij mendimi është Frederic Vasseur, shefi i “kokëkuqes”, që beson se Hamilton do të ngjitet në podium këtë sezon. “Ai ishte në gjendje të luftonte me Russell në Zandvoort dhe arriti të ngjitej nga vendi i dhjetë në të gjashtin në Monza. Ne mund të jemi në podium me Lewis”, tha Vasseur.
Hamilton, 7 herë kampion bote në Formula 1, nuk ka kaluar kurrë një sezon të tërë pa një podium në karrierën e tij. “Do të rikthehemi në podium dhe po luftojmë fort, duke nisur nga gara e ardhshme në Baku”, tha Vasseur.
