Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Phil Foden: I vendosur për t’u rikthyer në nivelin e dy sezoneve më parë
15 Shtator 2025 11:56 Telesport Mesfushori anglez Phil Foden ishte protagonist në fitoren 3-0 që Manchester City arriti në derbi ndaj United. Ai shënoi golin e parë, pasuar më pas nga një dygolësh i Haaland. Foden ka premtuar se është i vendosur për t’u rikthyer në nivelin e lojës që e pa të fitonte çmimin e Lojtarit të Sezonit në Premier League në sezonin 2023/24. “Ka pasur shumë thashetheme për mua, është e pamundur të mos i shohësh. Çdo gjë që shoh për momentin është negative, por kjo është bota në të cilën jetojmë“, tha Foden. “Kur vjen pas fitimit të Lojtarit të Sezonit, standardet janë më të larta. E kuptoj këtë. Bëhet fjalë për leximin e këtyre komenteve dhe reagimin, për t’u rikthyer në...