“Mbi 11 mijë shqiptarë kemi protestuar në Hagë”, nënkryetari i OVL flet për protestën masive

“Mbi 11 mijë shqiptarë kemi protestuar në Hagë”, nënkryetari i OVL flet për protestën masive

Gazmend Syla, nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL), në një lidhje direkte me studion e “Dita Jonë” nga Bora Shahini dhe Rei Bezhani, në A2CNN, foli për protestën masive të shqiptarëve në Hagë, kundër Gjykatës Speciale. “Kishim dy javë që e organizonim protestën dhe jemi shumë të kënaqur nga rezultati i saj. Kemi qenë mbi 11 mijë protestues. Këto janë shifrat e policisë lokale. Ishim përgatitur për 2-3 mijë njerëz, jo më shumë”, deklaroi Syla. Sipas tij, “Gjykata Speciale u themelua në bazë të raportit të Dick Martyt, ku thuhej se UÇK-ja ka kryer transplante”. “Misioni i kësaj gjykate ka devijuar, ka përfunduar te dëshmitarët nga Kosova që thonë se UÇK-ja i ka dëmtuar se i mori lopët”, shtoi më tej Syla....