15 Shtator 2025
8:40
Alfred Lleshi
Ish-sulmuesi i Fiorentinës dhe Interit, Stevan Jovetic, foli për bashkëkombësin e tij Vasilije Adzic. “Po, i kam shkruar Vasilijet. I thashë që e meritonte një gëzim të tillë, por ai gol duhet të jetë vetëm fillimi”, – tregoi Jovetic, duke shtuar se e trajton si “një vëlla të vogël”.
Adzic shënoi kundër Interit me një goditje të fuqishme, që sipas Jovetic nuk është rastësi: “Nuk më pëlqejnë krahasimet, por në mënyrën e goditjes më kujton Lampard. Arrin t’i japë forcë topit pa marrë hov, i ka goditjet si ‘predha’. Goli ndaj Interit? Një hap e gjysmë dhe… rrjetë. Nuk sheh shumë lojtarë të tillë”.
Për krahasimet me Savicevic e Vucinic, shtoi: “Savicevic ishte i paarritshëm për këdo, Mirko ishte shumë i fortë. Adzic do të bëjë karrierë të madhe, e ardhmja është e tij. Vitin e kaluar e penguan dëmtimet. Goditjet e lira? Ai i godet më mirë se unë”.
