Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
Elbasani tri pikë të ‘arta’ ndaj Dinamos, Teuta befasohet nga Vora
Dy ndeshjet e fundit të javës së tretë Abissnet Superiore luajtur këtë mbrëmje rezultuan mjaft të luftuara në terren. Nëse në ‘Elbasan Arena’ diçka e tillë pritej për vetë emrat e AF Elbasanit dhe Dinamo Sitit në “Niko Dovana” përballja Teuta- Vora rezultoi po e tillë. Në Elbasan ishin vendasit që shënuan me Bunjakun në pjesën e parë nëdrsa dinamo mbeti me një futbollist më pak. Ndonëse rastet ishin të shumtë me blutë mjaft insistues në minutat e fundit të takimit, shifrat nuk ndryshuan. Elbasani i pari në tabelë me 7 pikë. Ndërkohë në Durrës në një ambient me prani të shtuar tifozësh skuadra e Dobit në daljen e parë shtëpiake e vendosi në kontroll ndeshjen pas një autogoli të dajan Shehit në të 33′....