Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
45-minutat e para: Mungon goli në “Elbasan Arena”, Naser Aliji del me të kuq. Në “Niko Dovana” vendos një autogol
14 Shtator 2025 19:49 Telesport Po luhen dy sfidat e fundit të javës së tretë për Kategorinë Superiore. Në “Elbasan Arena”, pjesa e parë mes Elbasanit dhe Dinamos është mbyllur 0-0. Momenti kryesor ishte në minutën e 25-të, Naser Aliji pengon Diallo brenda zonës dhe arbitri kryesor i takimit jep penallti dhe karton të verdhë për mbrojtësin e “Bluve”. Ndërhyn VAR, arbitri Ditmir Grimçi shkon të shohë pamjet në ekran dhe ndryshon vendim. Anullon penalltinë, pasi ndërhyrja ishte bërë jashtë zonës së rreptësisë dhe ndëshkon Alijin direkt me karton të kuq. Pjesa e parë mbyllet 0-0. Në “Niko Dovana”, Teuta po fiton 1-0 ndaj Vorës. Pas një goditjeje këndi, Vasilis Zogos godet me kokë, por Dajan Shehi i pafat dërgon topin po me kokë në...