E FUNDIT: Hansi Flick lë në stol titullarin e Barcelonës sepse shkoi me vonesë në stërvitje

E FUNDIT: Hansi Flick lë në stol titullarin e Barcelonës sepse shkoi me vonesë në stërvitje

14 Shtator 2025 20:01 Telesport Barcelona pret Valencia-n në stadiumin e vogël “Johan Cruyff”, në sfidën e vlefshme për javën e katërt në La Liga. Te katalanasit mungon Lamine Yamal për shkak të dëmtimit që pësoi në ndeshjen e fundit të Spanjës. Pak më parë janë publikuar formacionet zyrtare për të dy ekipet dhe bie në sy mungesa në formacionin titullar e Raphinha-s. Sipas RAC1, braziliani është dënuar nga Hansi Flick sepse ka shkuar me vonesë në stërvitjen e fundit. Ky nuk është rasti i parë te Barcelona, pasi sezonin e kaluar të njëjtin fat ka pasur edhe Jules Kounde, i cili përfundoi në stol vetëm sepse shkoi më vonesë në stërvitje. Ndërkohë për katalanasit debuton talenti norvegjez, Roony Bardghji.