Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Iku Zhegrova dhe Jonathan David, Lille ka një yll të ri. Vëllai i Mbappe i jep fitoren në limit (video)
14 Shtator 2025 17:58 Telesport Lille pati dy largime të rëndësishme në merkaton e verës, si Jonathan David dhe Edon Zhegrova, të dy te Juventus. Megjithatë, Lille duket se ka gjetur tashmë yllin e ri, quhet Ethan Mbappe dhe është vetëm 18 vjeç. Lidhja me Kylian Mbappe? Janë vëllezër. Lille fitoi 2-1 ndaj Toulouse në fushën e saj, për javën e katërt në Ligue 1. Të tre golat u shënuan në pjesën e dytë. Fillimisht miqtë kaluan të parët në avantazh, ndërsa përmbysja e vendasve erdhi në minutat e fundit. Në minutën e fundit të kohës së rregullt, Bentaleb barazon shifrat dhë në minutën e fundit shtesë skenën e merr Ethan Mbappe, i cili shënon golin e parë me fanellën e Lille dhe i jep...