Fitorja e njëmbëdhjetë e sezonit për pilotin spanjoll të Ducati Mark Markez në garën e Çmimit të Madh të San Marinos.
Në pistën e Mizanos lideri i këtij edicioni pasi u nis nga vendi i 4-ët i mori kryesimin në xhiron e dymbëdhjetë Marko Bexekit për të mos e lëshuar deri në fund.
Aleks Markez zuri vendin e tretë, duke mos qenë kurrë në garë për fitore me dy të parët në raundin e gjashtëmbëdhjetë të Kampionatit Botëror. Franko Morbideli (Ducati VR46) përfundoi i katërti përpara shokut të tij të skuadrës Fabio Di Xhanantonio, ndërsa Fermin Aldeguer përfundoi i shtati me Ducati Gresini të dytë.
Pas tij ishte francezi Fabio Kuartararo me Yamaha. Miguel Oliveira (Aprilia Trackhouse) dhe Bred Binder (KTM Red Bull) plotësuan dhjetëshen e parë. Kështu me epërsinë e deritanishme Markez lider, pritet të shpallet kampion bote në MotoGP pikërisht pas dy javëve në ndalesën e Japonisë./Sportiim.al/
Vazhdo leximin
