Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Tronditet bota e sportit/ Gjendet i pajetë në shtëpinë e tij legjenda e boksit, disa javë para rikthimit të tij në ring
Bota e sportit është në zi pas lajmit tronditës se kampioni i botës në boks Ricky Hatton është ndarë nga jeta në moshën 46-vjeçare. I njohur me nofkën “The Hitman”, Hatton u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Manchester mëngjesin e sotëm. Policia e Manchesterit konfirmoi ngjarjen, duke deklaruar se vdekja nuk po trajtohet si e dyshimtë. “Mund të konfirmojmë se kemi gjetur një trup në një adresë në Bowlacre Road në Gee Cross në orën 06:45 të mëngjesit të sotëm, të dielën, 14 shtator. Vdekja nuk po trajtohet si e dyshimtë,” thuhet në deklaratën e policisë. Lajmi i vdekjes së Ricky Hatton ka shkaktuar reagime emocionale në rrjetet sociale dhe në mbarë komunitetin sportiv. “RIP Hitman,” – kanë shkruar fansat në rrjet,...