“Nuk kemi mësuar sesi ta kthejmë futbollin në gjumë”

“Nuk kemi mësuar sesi ta kthejmë futbollin në gjumë”

14 Shtator 2025 11:07 Telesport Chelsea humbi shansin për një fitore të sigurt ndaj Brentfordit të shtunën, duke pësuar gol në minutat e fundit të shtesës. Takimi u mbyll 2-2. Mund të ishte shmangur, patjetër. Pas ndeshjes, trajneri Enzo Maresca shprehu pakënaqësinë për menaxhimin e lojës në minutat e fundit. “Pasi shënojmë golin e avantazhit, duhet të menaxhojmë më mirë. Duhet të ngadalësosh, duhet ta çosh lojën pak në gjumë. Është diçka që nuk e bëmë dhe duhet ta mësojmë për në vijim”, tha tekniku. “Ata janë shumë të rrezikshëm, sepse mund të futen shumë lehtë në zonën e rreptësisë”, vijoi ai.