Ancelotti paralajmëron Alonson: Pas Brazilit rikthehem në Madrid

Ancelotti paralajmëron Alonson: Pas Brazilit rikthehem në Madrid

14 Shtator 2025 10:45 Telesport Për trajnerin Carlo Ancelotti, pas Brazilit ekziston vetëm një skuadër: Real Madrid. Në një intervistë për L’Equipe, italiani u shpreh hapur se ku e sheh veten nëse largohet nga kombëtarja amerikano-jugore: “Real Madridi është i vetmi ekip që do të pranoj të drejtoj pas Brazilit.” “Viti i kaluar ishte i ndërlikuar. Patëm shumë dëmtime. Kishte ndeshje ku nuk kisha asnjë qendërmbrojtës titullar. Luaja me lojtarë akademie si Asencio, megjithëse ishte i mirë,” theksoi Don Carlo.