Elbasani sfidë Dinamos pretendente, Teuta prezantohet në shtëpi

Elbasani-Dinamo dhe Teuta-Vora janë dy sfidat e fundit të javës së tretë ‘Abissnet Superiore’ të edicionit të 87-të të futbollit superior në vend. Ato zhvillohen në Elbasan dhe Durrës dhe kanë orarin zyrtar startues orën 19:00. Te të dyja takimet priten përgjigje goxha të rëndësishme. Fakti që Teuta- Dinamo kanë një ndeshje të prapambetur mes tyre rrit kërkesën për të mësuar më shumë rreth tyre në këtë angazhim të ri sezonal.

Sidoqoftë në “Elbasan Arena”, dueli Elbasani Dinamo pritet të jetë një duel mjaft i ndezur. Pavarësisht mungesave të vendasit si Lulaj e Orbelkis në qëndër të mbrojtjes apo dyshimet te blutë që lidhen me aktivizimet e Guindos dhe Beqes, nuk e ulin pritshmërinë për një ballalfaqim mes pretendetesh.

Ndërkaq po aq i paparashikueshëm edhe takimi i “Niko Dovana”-s ndërmjet Teutës së Enkeleid Dobit ndaj Vorës së Arjan Bellait. Durrsakët të cilët së fundi kanë prezantuar afrimin e ish sulmuesit të Egnatias Daniel Votlai pritet të shpalosin skuadrën pretendente me stofin e një presidence dhe stafi por dhe futbolistësh të rinj. Nga ana tjetër vorakët pasi fituan javën e kaluar 3-1 ndaj Tiranës në Laç, kërkojnë vazhdimësi.

Abissnet Superiore, java e tretë:

Sot:

AF Elbasani – Dinamo Siti 19:00

Teuta – Vora 19:00

Luajtur të shtunën:

Bylis- Egnatia 0-1

Tirana- Flamurtari 1-1

Vllaznia- Partizani 4-1/Erga Kenga/

Vazhdo leximin