Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
VIDEO/ Shtatë gola në Torino, fitore spektakolare e Juventusit ndaj Interit
Gola, spektakël dhe emocione. Juventus fiton 4-3 ndaj Interit, në Torino, në supersfidën e Serie A. Të parët realizuan bardhezinjtë me Kelly, ndërsa Calhanoglu vendosi ekuilibrat. Pjesa e parë u mbyll në favor të Juves, pas golit të Yildiz. Në pjesën e dytë, golat e Calhanoglu dhe Markus Thuram ndezën festën zikaltër. Ndërkaq, Khephren Thuram i riktheu buzëqeshjen Juventusit. Goli i fitores për ekipin e Tudor u realizua nga Adzic në fund. © BalkanWeb