Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Milionat nuk mjaftojnë, Chelsea-s i shpëton fitorja në minutat shtesë (video)
13 Shtator 2025 22:59 Telesport Chelsea ka barazuar 2-2 në transfertë ndaj Brentford, për javën e katërt të Premier League. Vendasit e mbyllën pjesën e parë në avantazh, me golin e shënuar nga Kevin Schade në minutën e 35-të, pas një asisti fantastik të Jordan Henderson. SHIKOGOLIN Me një pjesë të parë tërësisht i pakënaqur, Enzo Maresca, bën direkt tre zëvendësime në fillim të pjesës së dytë. Tyrique George në vend të Buonanotte, Reece James në vend të Wesley Fofana dhe Cucurella në vend të Jorrel Hato. Barazimi i “Bluve” erdhi në minutën e 60-të, me Cole Palmer, i sapo futur në fushën e lojës në vend të Gittens. SHIKOGOLIN Goli i përmbysjes për londinezët do të vinte në minutën e 85-të, ku Moises Caicedo...