Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Xavi Simons i sjell fat, Tottenham fiton bindshëm në derbin e Londrës (video)
13 Shtator 2025 20:40 Telesport Tottenham ka fituar 0-3 ndaj West Ham, në derbin e Londrës. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola. Miqtë gjetën avantazhin që në fillim të pjesës së dytë, me Pape Matar Sarr në minutën e 47-të, pas asistit të Xavi Simons. Holandezi i transferuar te Tottenham në ditën e fundit të merkatos, debuton me asist dhe bën një perfomancë shumë të mirë. Në minutën e 54-të, Soucek lë me 10 lojtarë në fushë ëest Ham, pasi u dnëshkua direkt me karton të kuq për ndërhyrje shumë të ashpër ndaj Palhinha. Tre minuta më pas, Lucas Bergvall shënon golin e dytë për Tottenham. Ekipi i drejtuar nga Thomas Frank shënoi edhe golin e tretë me Micky van de Ven...