VIDEO/ Nuk ndalet me gola Anis Mehmeti në Angli! Topin mes këmbëve të portierit, jep spektakël në Championship

VIDEO/ Nuk ndalet me gola Anis Mehmeti në Angli! Topin mes këmbëve të portierit, jep spektakël në Championship

Anis Mehmeti ndodhet në një formë të jashtëzakonshme. Lojtari shqiptar ka shënuar për Bristol Cty edhe në ditën e sotme, teksa kanë arritur të fitojnë në shifrat 0-3 ndaj Sheffield ëensday. Goli i dytë i takimit erdhi falë një asisti të Anis Mehmeti, ndërsa për të tretin, u kujdes vetë Mehmeti derisa topi të shkonte në rrjetë. Pasi u gjend para portierit, Mehmeti e dërgoi topin bukur poshtë këmbëve të tij duke realizuar golin e fundit të takimit. Ky ishte goli i 3 i Mehmetit në 5 javët e para të Championship, por për fatin e keq, Silvinjo ka zgjedhur që të mos e grumbullojë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/