No Image Available

Nick Woltemade i mjaftojnë më pak se 30 minuta për të fituar direkt zemrën e tifozëve, gjermani shënon golin e parë për Newcastle

13 Shtator 2025 16:41 Telesport Një ditë para përfundimit të afatit të merkatos verore, Newcastle bëri një lëvizje surprizuese duke transferuar Nick Woltemade nga Stuttgart për 90 milionë euro bashkë me bonuset. Sulmuesi gjerman është transferimi më i shtrenjtë në historinë e “Qymyrxhinjve”. Woltemade ka zbritur në fushë nga minuta e parë në sfidën që Newcastle po luan tani në shtëpi ndaj Wolves, e vlefshme për javën e katërt të Premier League. 23-vjeçarit gjerman i kanë mjaftuar më pak se 30 minuta për të gjetur golin e parë me ekipin e ri dhe duke fituar kështu direkt dashurinë e tifozëve. SHIKOGOLIN Një krosim perfekt i Jacob Murphy dhe Woltemade dërgon me kokë topin në rrjetë. Kujtojmë se Woltemade ka qenë një nga personazhet kryesore të...