Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Golat e pësuar te Vllaznia, Martini fiksohet me goditjet standarde në prag të sfidës me Partizanin
Përveç repartit të mbrojtjes që ka pasur një vëmendje të veçantë në këto ditë të pushimit të kampionatit, tek Vllaznia në ditët e fundit një rëndësi i kanë kushtuar edhe goditjeve standarde. Kështu kuqeblutë kanë vuajtur shumë, sidomos në ndeshjet e Conference League nga pozicionet e ndaluara. Ku janë ndëshkuar shpesh herë me gola, të cilët më pas kanë ndikuar edhe në balancat përfundimtare të ndeshjeve. Duke sjellë rezultate negative dhe eleminim nga kompeticionet europiane. Kështu këto ditë tek shkodranët janë shikuar të praktikohen shpesh goditjet nga këndi apo edhe goditjet e dënimit. Kjo si në pozicionet mbrojtëse ku skuadra duhet të përpiqet të minimizojë sa më shumë tentativat e kundërshtarit, por edhe në pjesën sulmuese. Me trajnerin Martini që ka aplikuar disa mënyra se...