Marc Marquez rrëzohet, Bezzecchi triumfon në garën sprint të zhvilluar në Misano

Marc Marquez rrëzohet, Bezzecchi triumfon në garën sprint të zhvilluar në Misano

13 Shtator 2025 15:23 Telesport Në pistën e Misano, u zhvillua sot gara sprint e vlefshme për Cmimin e Madh të San Marino në MotoGP. Piloti italian i Aprilia, Marco Bezzecchi, fitoi në pistën e shtëpisë, suksesi i tij i parë sezonal në garat sprint. Vendimtar rrëzimi i spanjollit të Ducati Marc Marquez në mesin e garës, pikërisht në momentin që pati marrë kryesimin. Bezzechi përfitoi, duke rimarrë kreun që pat humbur dy xhiro më herët dhe korri një fitore të merituar. Në vendin e dytë u rendit spanjolli i Ducati Gresini, Alex Marquez, që ngushton disi diferencën në renditjen e përgjithshme. Në podium ngjitet edhe një tjetër pilot italian, Fabio di Giannantonio, i treti me motorin e tij VR46. Bezzecchi e nisi këtë garë...