Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
E goditën me thikë për t’i grabitur orën, iu mbyll karriera 27 vjeç: Ende kam dhimbje nga plagët…
13 Shtator 2025 12:41 Alfred Lleshi Ish-mbrojtësi i Liverpool-it dhe Derby County, Andre Wisdom, ka rrëfyer episodin që i ndryshoi jetën. Pas një karriere premtuese në Premier League, në vitin 2020 u sulmua brutalisht nga disa persona me maska në Liverpool, vetëm për t’i vjedhur orën. “Ende kam dhimbje në trup nga ajo natë. Nuk do të thoja që ma shkatërroi karrierën, por e ndryshoi përgjithmonë. Një pjesë e imja iku atë ditë”, – tha ai për “BBC Sport”. Edhe pse u rikthye në stërvitje, trupi i tij nuk reagoi më njësoj. Pas disa provave të pasuksesshme me klube të ndryshme, në moshën 27-vjeçare u detyrua ta braktiste futbollin profesionist: “U ktheva shumë shpejt, nuk doja të rrija në shtëpi e të mendoja për gjithçka...