Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
VIDEO/ Mirlind Daku nuk ndalet së shënuari, i jep fitoren Rubinit me golin e tij
Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer në kampionatin rus. Sulmuesi shqiptar nuk ndalet së shënuari, teksa ka tundur rrjetë për të 7-n herë gjatë këtij sezoni të ri futbollistik. Lojtari i Kombëtares kuqezi vendosi fatin e ndeshjes kundër Dinamo Makashkalës. Takimi përfundoi me shifrat e ngushta 1-0 falë golit të shënuar nga Daku. Ky i fundit e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 27 pas gjuajtjes së një penalltie. Kështu Rubin Kazani ka shtuar 3 pikë të tjera në tabelën e renditjes, ndërsa Mirlind Daku ka shtuar një gol më shumë në statistikat e tij./Sport Ekspres/