12 Shtator 2025
17:59
Telesport
Eksperti i transferimeve, Matteo Moretto, ka dhënë së fundmi një lajm aspak të mirë për Milanin. Edhe spe ishte arritur marrëveshja verbale mes palëve, për rinovimin e Mike Maignan me kuqezinjtë deri në vitin 2028, bisedimet duket se kanë ngecur.
Edhe pse fillimisht drejtuesit e Milanit kishin pranuar rinovimin për dy vite të tjera me opision për një vit shtesë me rrogë 5 milionë euro në sezon, ka ndodhur ajo që nuk pritej.
Drejtuesit e klubit kuqezi hezituan fillimisht të rinovonin duke përmendur një kombinim të rezultateve sportive dhe formës së portierit, gjë që nuk u prit aspak mirë nga francezi.
Maignan thuhet se ndihet i tradhtuar nga drejtuesit e klubit kuqezi dhe momentalisht bisedimet mes palëve janë në pikën 0. Kontrata aktuale e portierit francez me kuqezinjtë skadon në qershor të vitit 2026 dhe në rast se nuk arrihet rinovimi deri në fund të vitit, Milan mund të nxjerrë në shitje në merkaton e janarit lojtarin, për të mos e humbur atë si lojtar të lirë në verën e ardhshme.
